Pas më shumë se tre orësh, Thaçi përfundon vizitën te babai i tij në spital
Ish-presidenti Hashim Thaçi ka përfunduar vizitën e tij tek babai i sëmurë në QKUK, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Me të dalë nga QKUK-ja, Thaçi ka përshëndetur me dorë sërish qytetarët e shumtë që ishin mbledhur aty për ta parë nga afër atë.
Për “arsye bindëse humanitare”, Dhomat e Specializuara në Hagë kishin lejuar Hashim Thaçin të vizitonte babain e tij i cili ka disa javë, që përshkak të gjendjes shëndetësore është i shtrirë në QKUK.