Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve ditën e sotme në mënyrë që të arrestojë reperin e njohur “Stresi”, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj. “Stresi” akuzohet se është përfshirë në dhunën ndaj Medit Isenit një personazhi të njohur të TikTok-ut para disa ditësh në një klub nate në Pejë.
Në sherr janë përfshirë edhe disa persona të tjerë. Sipas policisë së Kosovës, “Stresi” është i kërkuar për veprën penale: “Ndihma” nё kryerjen e “Lёndim i rёndё trupor”.
“Personi i kërkuar është: Arkimed (Sali) LUSHAJ i lindur me 15.06.1987 nё Bajram Curr- Shqipёri. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale: “Ndihma” nё kryerjen e veprës penale “Lёndim i rёndё trupor”. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor” – thuhet në njoftim.
Gjykata Supreme e hodhi poshtë kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit të Vasill Jovanov, i cili vitin e kaluar
Përfaqësuesja e Bashkimi Demokratik për Integrim, Imrane Veliu Aliu, në një konferencë për shtyp ka ngritur alarmin për rritjen e
Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, me delegacionin partiak, prej sot deri më 20 mars, do të marrë pjesë