
Pas Noizyt policia e Kosovës shpall në kërkim edhe Stresin
AA
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve ditën e sotme në mënyrë që të arrestojë reperin e njohur “Stresi”, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj. “Stresi” akuzohet se është përfshirë në dhunën ndaj Medit Isenit një personazhi të njohur të TikTok-ut para disa ditësh në një klub nate në Pejë.
Në sherr janë përfshirë edhe disa persona të tjerë. Sipas policisë së Kosovës, “Stresi” është i kërkuar për veprën penale: “Ndihma” nё kryerjen e “Lёndim i rёndё trupor”.
“Personi i kërkuar është: Arkimed (Sali) LUSHAJ i lindur me 15.06.1987 nё Bajram Curr- Shqipёri. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale: “Ndihma” nё kryerjen e veprës penale “Lёndim i rёndё trupor”. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor” – thuhet në njoftim.
“Rasti i Kumanovës”, në pritje të vendimit nga
Pas aktgjykimit fillestar më 2017, edhe instancat tjera të drejtësisë në Shkup, Apeli dhe Supremja kanë hedhur poshtë mundësinë e
Shkarkohet Arben Fetai, Nazim Taipi zgjidhet kryetar i
Sot lideri i Aleancës për Shqiptarë, Arben Taravari, ka mbajtur Kuvendin e jashtëzakonshëm në qytetin e Kumanovës, me kërkesë të
Dështimi i 20-të për zgjedhjen e kryekuvendares –
Për herë të 20-të me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, duke dështuar sërish në zgjedhjen e