
Pas prishjes së kontratës me Evertonin, Dele Alli fillon stërvitjet te skuadra italiane
Ish-ylli i Tottenhamit, Dele Alli është pa skuadër pas prishjes së kontratës me Evertonin. Alli, do të nisë stërvitjet me skuadrën italiane në “Serien A”, Komo.
Anglezi, në rast të paraqitjeve të mira në stërvitje te Komo, mundet edhe të sigurojë kontratën me skuadrën e drejtuar nga Cesk Fabregas.
Alli, pjesën më të mirë të karrierës e kaloi te Tottenham Hotspuri ku shihej si e ardhmja e futbollit anglez. Ai luajti edhe për skuadra si Beshiktash dhe së fundi tek Evertoni.