Pas sigurimit të ulëses në Kuvend, profa i VV-së vendos ta urojë Kosovën në këtë mënyrë

Nezir Kraki nga Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar deri tani 17,868 vota, duke garantuar një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Pas këtyre rezultateve, Kraki ka reaguar në rrjetin e tij social “Facebook”, duke shtuar se tani puna e tij për Kosovën do të jetë më e madhe dhe me konkrete.
“Kosovë e dashun, Prita dy ditë me pasë ma shumë arsye me t’uru. Tash e tutje puna për ty do jetë edhe ma e madhe, edhe ma konkrete. Puna s’do ndalet derisa të jesh si Evropa dhe n’Evropë. Natë e ditë pa u ndal. Se e ke meritu. E kemi meritu si popull. Si popull vuajtem shumë me t’pasë shtet një ditë, me t’pasë t’lirë. URIME 17 vjetori Kosova jonë!”, shkroi ai.