Pas tre muajve mungesë dorëhiqet zv/kryeministri Arben Fetai
Zv/kryeminsitri dhe ministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, pas disa muajve heshtje, dje u bë i gjallë. Ai nëpërmjet një statusi në Facebook, njoftoi se ka dorëzuar dorheqje nga postet e tij. Ndërkaq, një ditë më von, këtë çështje e ka komentuar numri një i qeverisë, Hristijan Mickoski, i cili tha se në pjesën e dytë të qershorit do të nis rikonstruksioni i qeverisë. Megjithatë, Mikcoski mohoi zërat se Fetai nuk ka shkuar në punë me muaj të tërë.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Kryeministër, zv/kryeministri Arben Fetai dje dha dorëheqje nga funksioni pasi nuk erdhi në punë muaj me radhë në qeveri…
-A nga e dini ju se me muaj nuk vinte në punë?
Kështu ishte informacioni…
-Ju e udhëhiqni kartonin e tij?
Edhe ju më parë deklaruat se nuk vjen në punë.
-Jo, kur kam thënë? Nuk e mbaj mend.
Nga VLEN kishte, ja ministri Azir Aliu nga VLEN tha para ca kohësh.
Atëherë atij parashtrojani pyetjen. Ndryshe, nuk është i saktë ai informacion”.
Mickoski tha se aktualisht është i koncentruar në ndryshimet brenda partiake në VMRO-DPMNE, ndërsa tha se nuk sheh arsye që ta largojë ZNAM-in nga koalicioni qeverisës, marrë parasysh se deputeti Mile Cekov braktisi partinë dhe shumicën parlamentare.
Kujtojmë se Arben Fetai, ka qen kuadër i koalicionit të atëhershëm VLEN, që përfaqësonte Aleancën prë Shqiptarët të mbetur në qeveri, por kur VLEN vendosi të shkrihen në një parti, Fetai nuk u pajtua dhe pastaj vijojë edhe dorëheqja e tij.
Samir Mustafa /SHENJA/
