Pas vetëm 2 muajsh, Armend Thaqi largohet nga Kluzhi
Mbrojtësi kosovar, Armend Thaçi ka shkëputur kontratën me skuadrën rumune Kluzh, me marrëveshje të dyanshme. Njëri nga lojtarët më të mirë në Kosovë në dekadën e fundit, Armend Thaqi u largua nga Ballkani këtë verë për t’u transferuar te klubi rumun, si lojtar i lirë.
Megjithatë, mbrojtësi i krahut të djathtë nuk ka arritur të lë gjurmë te skuadra nga Superliga e Rumanisë, duke u larguar vetëm pas disa muajsh. Është Kluzh që me anë të faqes zyrtare ka njoftuar shkëputjen e kontratës me djaloshin nga Obiliqi.
“Kluzh dhe mbrojtësi Armend Thaqi arritën një marrëveshje në lidhje me zgjidhjen miqësore të kontratës. Suksese në karrierë Armend!”, ka shkruar skuadra rumune në njoftimin e tyre.
31-vjeçari pritet të rikthehet në Superligën e Kosovës, ku interesim për të kanë shprehur dy ish-skuadra e tij, Prishtina dhe Gjilani.