
“Pashë nënën time teksa th*rej me 7 th*ka nga im atë…”, Xhensila rrëfen traumën më të madhe dhe ‘sekretin’ e jetës…
Xhensila Myrtezaj e ftuar në emisionin “Mirëmbrëma yje” ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve.
Ajo e kujton si një periudhë traumatike të jetës së saj pasi thotë se i ati e goditi me thikë para syve të saj.
“Ka qenë shumë më traumatike. Është një periudhë e rëndë e jetës sime. E di pse e dua shumë mamin dhe e vlerësoj, por në të njëjtën kohë dhe e gjykoj që nuk pati mundësinë që ti jepte fund asaj martese përpara se të ndodhte ajo që sytë e mi panë. Im atë nuk e pranoi divorcin nga ime më dhe nëse njerëzit mund të hulumtojnë mami im ka qenë rasti i asaj gruas që u plagos me 7 thika e humbi njërën nga duart dhe e gjitha kjo ka qenë një veprim që është bërë në sytë e mi.
Unë kam parë nënën time teksa therrej për këtë vendim dhe gjithmonë e kam ruajtur shumë këtë sekret. Nuk e di pse e thashë sepse nuk dua të lëndoj babain se jam e sigurt që ai është penduar për atë veprim që po bënte. Ishte nën efektin e alkoolit. Nëna ime e ka falur. Ai është babai im dhe këtë gjë se ndryshon asgjë në botë”, u shpreh Xhensila.
Berisha po e trajton PD në Athinë si
Nga Mero Baze Nuk e di pse Sali Berishës i është mbushur mendja që shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe
Arrestohet një person në Ferizaj për kanosje dhe
Një person është arrestuar në Ferizaj pasi ka kanosur dhe sulmuar fizikisht gruan me të cilën bashkëjeton. Lajmin për media
Hoxhaj: PDK-ja do të bëjë çdo gjë për
Enver Hoxhaj, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës nuk sheh mundësi bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje pas zgjedhjeve. Sipas tij,