
Pasholli: Me mbështetje të VLEN-it sot shuhet inspektorati i gjuhëve
Deputetja e Frontit për Europë, Arbana Pasholli përmes një postimi në profilin e saj ka sqaruar se sot në seancë parlamentare VLEN në mënyrë tinëzare votoi për heqjen e statusit juridik të inspektoratit të gjuhëve, shkruan Top24
“Ashtu siç e paralajmëruam që në fillim, me qasje tinzare siç është bërë praktikë, sot shumica parlamentare, me mbështetjen e VLEN-it, votoi për heqjen e statusit juridik të Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve.
Kjo është goditje direkte ndaj të drejtave gjuhësore dhe një hap pas në respektimin e barazisë në këtë shtet.
Shqiptarët meritojnë më shumë të drejta!”, ka përfunduar deputetja Pasholli.