“Patriot është Afrim Bunjaku”- Kurti kërkon nga qytetarët të mos e heroizojnë Faton Hajrizin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Faton Hajrizi nuk duhet të heroizohet nga qytetarët e vendit.
Kurti këtë e ka deklaruar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, i cili tha se patriot është zyrtari policor Afrim Bunjaku, i rënë në krye të detyrës në Banjskë të Zveçanit, shkruan Gazeta Insajderi.
“I ftoj qytetarët e vendit tanë të mos bien pre e euforisë së heroizmit dhe romantizimit të Faton Hajrizit. Patriot në Kosovë është rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku i vrarë në Banjskë, janë 23 policë të rënë në detyrë.Më 26 korrik për të tretën herë radhazi e shënojmë si ditë memorial për policët e rënë në krye të detyrës, e që përkon me rënien e një patrioti tjetër të ditëve tona të Enver Zymberit që ra në krye të detyrës më 2011-ën. Edhe sot e ripërsërit thirrjen te organet përgjegjëse të gjitha këtyre rasteve dhe sjelljen e autorëve para drejtësisë”, ka deklaruar Kurti.
“Së fundi përmes MPJD-së jemi informuar nga Drejtoria e Bashkëpunimit Policor dhe Policisë së Kosovës se autoritetet serbe me datë 22 korrik kanë dërguar shenjat e gishtërinjve të një personi. Të njëjtat shenja së bashku me shenjat e gishtërinjve të Kosovës, Faton Hajrizi janë përcjellur në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë ku pas krahasimit drejtoria e bashkëpunimi ndërkombëtar policor ka pranuar përgjigje se këto gjurmë i përkasin qytetarit të Kosovës. Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës kanë përcjellur më vëmendje çdo hollësi, MPJD kanë informuar me gjithë këtë sqarimi i rrethanave që nga ikja në drejtim të Serbisë, e deri tek vrasja e tij e raportuar kërkon një hetim vendor dhe ndërkombëtar”, thotë shefi i Qeverisë tutje. /Insajderi.org/