“PDK t’i nis përgatitjet e zgjedhjeve të brendshme, të shpallë kandidaturën e Hashim Thaçit në krye të partisë”
Një nga drejtuesit e degës së PDK-së në Austri, Hamdi Krasniqi ka komentuar rezultatin e këtij subjekti në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.
Ai ka thënë se u bën tash e disa vite që PDK është në opozitë dhe nuk po arrin të rikthehet në pushtet, pavarësisht mungesës së projekteve të mëdha nga qeveritë e deritashme.
Kasniqiqi ka thënë se ky subjekt performon mirë në zgjedhje lokale, por jo edhe në ato nacionale.
Ai ka falëndëruar Drenicën dhe Malishevën ku PDK u rendit forca e parë politike.
“Kjo kryesi duhet të filloj që tani përgaditjen e zgjedhjeve të brendshme në Parti, duke filluar nga nëndegët, degët deri tek niveli qëndror dhe të shpallë kandidaturen e Hashim Thaqit për rikthimë në krye të partisë, si e vetëmja alternativë drejt suksesit të partisë dhe suksesit të Kosoves”, ka shkruar ndër të tjera ai.