
Pejanët nuk duhet humbur mundësinë, do të votojnë Arta Vokshi Nallbani (102)!
Pejanët por edhe e gjithë Kosova këtë vit do të kenë mundësinë të votojnë një kandidate për deputete të ardhshme në Kuvend që është dinjitoze dhe mjaft e dëshmuar.
Arta Vokshi Nallbani është një kandidat që ka treguar angazhim të jashtëzakonshëm gjatë mandatit të saj si Drejtoreshë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Pejës. Ajo ka kontribuar në krijimin e një ambienti të qëndrueshëm dhe ka zhvilluar projekte që përmirësojnë cilësinë e jetës për qytetarët. Përkushtimi i saj në menaxhimin e resurseve natyrore dhe krijimin e mundësive për zhvillim të qëndrueshëm është një arsye më shumë për t’u besuar edhe kësaj rradhe edhe atë për deputete.
Nëse qytetarët e Pejës dhe të Kosovës duan një të ardhme më të qëndrueshme, me zhvillim të planifikuar mirë dhe mbrojtje të mjedisit, Arta Vokshi Nallbanin (102) është një kandidat që përfaqëson këto vlera. Ajo është e përkushtuar për të kontribuar në nivel kombëtar për përmirësimin e legjislacionit dhe politikave që ndihmojnë zhvillimin e qëndrueshëm, duke krijuar mundësi për një të ardhme më të mirë për brezat që do të vijnë.
Përmes votës për PDK-në që është me numër 131 dhe Arta Vokshi Nallbanin (102), qytetarët mund të kontribuojnë në avancimin e një politike të fuqishme dhe efektive për mjedisin dhe zhvillimin urban në gjithë vendin.