Penalltia e humbur “rindez” rivalitetin mes Simeones dhe Sebaljosit
Jehona e penalltisë së anuluar të Julian Alvarez do të vazhdojë për një kohë të gjatë. Trajneri i Atletiko Madrid, Diego Simeone ironizoi në lidhje me këtë gjatë konferencës për shtyp duke i pyetur gazetarët nëse ndonjëri prej tyre e kishte parë argjentinasin duke goditur dy herë topin.
“Çfarë ke parë?” Ngrini dorën nëse mendoni se Juliani trokiti dy herë. Unë nuk fola me të,” shkroi ai.
Reagimi i tij u bë menjëherë viral dhe u shpërnda nga fansat e të dyja skuadrave. Një llogari e tifozëve të Real Madrid e postoi atë në “X” me komentin: “Kinema”.
Lojtari i Realit, Dani Sebajos e shpërndau postimin bëri gjestin duke ngritur dorën, pra duke konfirmuar që ai e kishte parë Alvarezin duke prekur topin dy herë.
Rivaliteti mes Sebajos dhe Simeones vijon prej kohësh, që në momentin kur argjentinasi shau Realin pas ndeshjes së diskutueshme me Selta Vigon në xhiron e 16-tës së Kupës së Mbretit, ku nuk u akordua penallti për skuadrën e Vigos pak para golit të Mbape.
“Ajo që ndodhi kundër Seltas ka vazhduar për 100 vjet, nuk e di pse janë të befasuar”, deklaroi atëherë Simeone.
Ndërsa Sebajos iu kundërpërgjigj shepjtë.
“Unë nuk mendoj se ai ka kapërcyer ende dy finalet e Ligës së Kampioneve që humbi nga Real Madrid”.
Dhe Simeone nuk përmbahej atëherë, duke iu referuar deklaratave që andaluziani kishte bërë kur ishte lojtar i Betisit.
“Kur isha në një ekip tjetër, mendoja ndryshe”.