
Pep Guardiola: Fituan më të mirët, tani kemi edhe një shans
Mançester Siti ka dështuar të fitojë në katër ndeshjet e tyre të fundit në Ligën e Kampionëve, ndërsa kjo është seria më e gjatë pa fitore e skuadrës së Pep Guardiolës prej 7 marsit 2018 deri në 19 shtator 2018.
“Në pjesën e parë ne patëm rastet. Patëm një apo dy raste, por ata ishin më mirë. Ne shënuam dy gola në pesë minuta dhe ata shënuan dy gola në pesë minuta. Në atë moment ata besuan. Ata ishin më mirë. Ishin më të shpejtë”, shtoi tekniku katalanas.
Ai pranoi se skuadra më e mirë fitoi, ndërsa Siti i tij do të provojë shansin e fundit në javën e tetë, kundër Brizhit.
“Fitoi skuadra më e mirë dhe ajo ishte PSZH. Tani ne kemi një shans të fundit për të fituar në shtëpi me Klub Brizhin. Pasi shënon, duhet të vazhdosh të luash dhe mbrosh. Duhet të dish të mbrosh topin. Nëse nuk fitojmë, atëherë nuk e kemi merituar atë. Ky është realiteti. Ne nuk kemi bërë mjaftueshëm pikë dhe duhet ta pranojmë,” tha mes tjerash Guardiola.