
Pep Guardiola kërkon ylllin e Barcelona-s, kushton “vetëm” 85 mln euro!
Pep Guardiola duket se i ka kërkuar hierarkisë së Man. Sitit që të marrë sulmuesin e Barcelonës, Rafinja, në merkaton e ardhshme të verës.
Sipas faqes spanjolle “El Nacional”, Guardiola ka përcjellë në bordin e Man. Sitit dëshirën e tij për të pasur Rafinja në skuadrën e tij sezonin e ardhshëm.
Braziliani, i cili u largua nga Lidsi për te katalanasit prej 55 milionë sterlinash në vitin 2022, ka qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon.
28-vjeçari ka regjistruar 22 gola dhe 11 asiste në 30 ndeshje të përgjithshme për klubin e tij këtë sezon.