
Pep Guardiola: Largimi i Jyrgen Klopit? Tani do të flejë më mirë
Pep Guardiola thotë se do të “flejë më mirë” tani, pasi Jurgen Klop ka njoftuar për largim nga Liverpulli , derisa ka lënë të kuptohet se ai mund të vazhdojë kontratën e tij me Man. Sitin.
“Do të fle më mire. Ditët para se të luaja kundër Liverpoolit ishin pothuajse një makth. Sigurisht që ai do të mungojë. Unë u trondita, si të gjithë, nga lajmet. Ndjeva se një pjesë e Man. Sitit do të humbiste. Ne nuk mund ta përcaktojmë periudhën tonë këtu së bashku pa të dhe Liverpullin, është e pamundur. Ata kanë qenë rivali ynë më i madh dhe personalisht ai ka qenë rivali im më i madh që kur ai ishte në [Borussia] Dortmund dhe unë në Bajern Munih,” tha ai, pas fitores 1-0 të Sitit ndaj Tottenhamit.
“Unë mendoj se Premierligës do t’i mungojë karizma e tij, personaliteti dhe mënyra se si luajnë ekipet e tij. I uroj atij gjithë të mirat”, vazhdoi ish-trajneri i Barcelonës.
Duke folur të premten pas njoftimit për largim, Klopp tha se i kishte mbaruar energjia e nevojshme për të vazhduar si trajner i Liverpullit.
Guardiola, megjithatë, tha se pas më shumë se shtatë vitesh në “Etihad Stadium”, ai ende nuk e ka përjashtuar mundësinë e vazhdimit të kontratës së tij, e cila do të përfundojë në verën e vitit 2025. Ai tha se beson se do të takohet përsëri me Kloppin në fushë, pavarësisht se Klop tha se karriera e tij si trajner mund të ketë mbaruar.