Pep Guardiola zbulon se kur do të rikthehet Erling Haland në fushë
Pep Guardiola zbuloi se Erling Haaland do të mungojë deri në fund të janarit, për shkak të lëndimit të tij në këmbë, por Kevin De Brujne mund të startojë kundër Njukasëllit. Sulmuesi norvegjez ishte rikthyer në stërvitje përpara ndeshjes hapëse të FA Cup kundër Hadersfield, por nuk është ende 100 për qind për t’u paraqitur në një ndeshje konkurruese.
Guardiola kishte insistuar vazhdimisht se ai nuk do të rrezikonte me golashënuesin e tyre kryesor dhe trajneri duket se i ka qëndruar pas fjalëve të tij, pasi ai tani është jashtë fushës për një periudhë të gjatë.
“Erling është jashtë fushe. Është kocka e këmbës. Duhet kohë. Me çdo dëmtim mund të bësh çfarë të duash, por është çështje kohe. Është mirë, por mjekët vendosën të ndalojnë për një javë dhe ndoshta të rifillojnë me të në Abu Dhabi,” ka thënë Guardiola për gazetarët.