AA
Ramiz Lladrovci ka formuar një subjekt të ri politik të quajtur “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin” (PDKRLl), i cili do të garojë vetëm në zgjedhjet lokale për asamble dhe kryetar.
Ai ka ftuar qytetarët e Drenasit që t’i bashkohen këtij subjekti, për siç thotë qeverisjen e pandikuar “nga faktorët jashtëligjorë dhe jashtë komunës së Drenasit”.
Ai fton qytetarët “ta përkrahin subjektin e ri garues në zgjedhje lokale, duke dëshmuar se qytetari i Komunës së Drenasit nuk meriton këtë trajtim, ka aftësi kritike dhe vepron sipas bindjes së vet dhe nuk lejon të keqpërdoret besnikëria e deritanishme për interesa tjera që më së paku e nderojnë qytetarin e Drenasit”, shprehet Lladrovci.
Tutje, Lladrovci thotë se subjekti i ri synon, “me besimin se qytetarët e Drenasit do të vazhdojnë ta duan qeverisjen e mirë, pa korrupsion, bashkë më qytetarët e Drenasit e për Drenasin, jo përmes bedelëve dhe pushtetit të ndërmjetëm”.
Pas reagimit të Kuvendit Studentor në Universiteti “Nënë Tereza” lidhur me kërkesën për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën
Kryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Safi Arpaguş, në një program iftari të mbajtur në Maqedoninë e Veriut
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, dënoi lëshimin e raketave iraniane drejt Turqisë, duke e