Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Për herë të parë, Spanja pranë sigurimit të vendit të pestë në Ligën e Kampionëve
Sport

Për herë të parë, Spanja pranë sigurimit të vendit të pestë në Ligën e Kampionëve

March 15, 2025

AA

Për herë të parë në historinë e tyre, Spanja është pranë sigurimit të një vendi të pestë në Ligën e Kampionëve përmes pozicionimit në ligë. Me Italinë si rivalin më të afërt, fitorja e Atletik Bilbao-s ndaj Romës në Liga Europa rriti ndjeshëm gjasat që La Liga ta rrëmbejë këtë vend nga Serie A.

Sezonin e kaluar, Bundesliga dhe Serie A siguruan nga pesë skuadra në Ligën e Kampionëve, por këtë vit, Premier Liga dhe La Liga janë në krye të garës për vendet shtesë, të cilat bazohen në pikët e koeficientit të UEFA-s. Sipas Lorenzo Karlit dhe Football Rankings, Spanja ka 98% mundësi për të siguruar vendin e pestë në dëm të Italisë.

Anglia kryeson garën me 24.250 pikë, ndërsa Spanja ka një epërsi prej 1.741 pikësh ndaj Italisë, duke regjistruar aktualisht 21.678 pikë. Fitorja e Atletik Bilbao në “San Mamés” të enjten në mbrëmje ka lënë Serie A me vetëm tre skuadra në garat evropiane: Interin në Ligën e Kampionëve, Lacion në Liga Europa dhe Fiorentinën në Ligën e Konferencës.

Ndërkohë, La Liga ka ende katër skuadra në garë. Real Madrid dhe Barcelona vazhdojnë të konkurrojnë në Ligën e Kampionëve, Atletik Bilbao mban flamurin në Liga Europa me synimin për të luajtur finalen në “San Mamés” në maj, ndërsa Real Betis kaloi lehtësisht Vitoria Guimaraes në Ligën e Konferencës me rezultatin e përgjithshëm 6-2.

Vendi i pestë në Ligën e Kampionëve do t’i siguronte Atletik Bilbaos një mundësi shtesë në rast se ecuria e tyre në Ligën Europa do të ndikonte në formën e tyre në kampionat. Aktualisht, Viljarreal është në vendin e pestë me 44 pikë dhe një ndeshje më pak se rivalët e afërt. Real Betis ndodhet tre pikë prapa dhe duhet të rikuperojë nëse dëshiron të përfitojë nga ndonjë lëshim i skuadrave të tjera.

Ky skenar rrit ndjeshëm motivimin për skuadrat që ndjekin, me vetëm katër pikë diferencë mes vendit të shtatë dhe vendit të 14-të në La Liga.

Nëse Spanja siguron vendin e pestë dhe një nga tre ekipet e mëdha e fiton Kupën e Mbretit në vend të Real Sosiedadit, atëherë edhe vendi i tetë do të ishte i mjaftueshëm për një vend në garat evropiane, ku për momentin do të përfshiheshin Betis, Majorka dhe Rajo Valejkano.

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Rasti i Arlinda Zekajt, nesër intervistohet Gazmend Muhaxheri

November 18, 2026
Maqedoni

ASH reagon për ndalimin e Besar Sejdiut në Bllacë: MPB-ja

November 17, 2026
Maqedoni

Lëvizja Studentore në Maqedoni: Nuk na frikësoni me ndalesa në

November 17, 2026
Maqedoni

Gazetari Rami Mislimi: Mbi 15 ish-funksionarë të BDI-së paguhen nga

November 17, 2026
Maqedoni

Naser Ziberi përshëndet propozim-ligjin për provimin e Jurisprudencës, një hap

November 17, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5194
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15530
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Kosovë

Rasti i Arlinda Zekajt, nesër intervistohet Gazmend Muhaxheri

Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve

Maqedoni

ASH reagon për ndalimin e Besar Sejdiut në

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka reaguar lidhur me ndalimin e përfaqësuesit studentor Besar Sejdiu në pikën kufitare të Bllacës, duke

Maqedoni

Lëvizja Studentore në Maqedoni: Nuk na frikësoni me

Lëvizja Studentore në Maqedoninë e Veriut ka shprehur shqetësim për presionet dhe represionin institucional që po tentohet të ushtrohet ndaj

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.