
Për shkak të zjarrit, ndalohet qarkullimi për kamionët në rrugën Shkup–Bllacë
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë njoftoi sot se për shkak të një zjarri të përhapur mbi rrugën magjistrale Shkup – Bllacë, në afërsi të tunelit, është vendosur një regjim i ri i qarkullimit të mjeteve, raporton ZYRTRARE.net
Zjarri, i cili është përhapur në zonën mbi rrugën magjistrale, ka detyruar autoritetet të bllokojnë plotësisht qarkullimin për mjetet e rënda (kamionët), ndërsa automjetet e udhëtarëve janë devijuar në rrugë alternative.
Sipas njoftimit të MPB-së, për mjetet që vijnë nga pika kufitare e Bllacës drejt Shkupit, qarkullimi është devijuar në drejtim të fshatit Bllacë e Epërme, më pas në rrugën e vjetër drejt fshatit Banjanë, Glluvo dhe më pas drejt Shkupit.
Po ashtu, për automjetet që udhëtojnë nga Shkupi drejt pikës kufitare në Bllacë, qarkullimi është devijuar nëpërmjet rrugës rajonale R-2239, përmes fshatit Brazdë, Glluvo dhe Bllacë e Epërme.
Ndërkohë përmes një njoftimi Qendra për menaxhim me kriza tha se gjatë natës është shumë e rrezikshme të shuhet zjarri./zyrtare.net/