Perez nis operacion 120 mln eurosh, për të zëvëndësuar Toni Krosin
Edhe pse Karlo Ançeloti ka në përbërje të skuadrës shumë mesfushorë me kualitet, presidenti I Real Madridit, Florentino Perez, po punon për t’i dhuruar teknikut italian një emër cilësor si zëvendësues të Toni Krosit. I preferuari i kreut të Realit të Madridit është Bruno Guimaraesh, braziliani që është pjesë e Njukasëllit në Premier Ligë dhe kombëtares së Brazilit.
“Marca” raporton se “Los Blankos” kanë nisur nga puna për blerjen e Guimaraeshit, për kartonin e të cilit bardhezinjtë anglezë kërkojnë 120 mln euro. Shuma e pretenduar nuk është i vetmi problem, pasi futbollistin e fortë latin e do edhe Pep Guardiola te Mançester Siti.
Gjithsesi, Perez ka treguar se nuk dështon lehtë kur fiksohet të blejë një futbollist. Dhe do të bëjë të pamundurën për ta transferuar në kryeqytetin spanjoll. 42 mln euro pagoi Njukasëll në arkat e Olimpik Lionit gjatë janarit të vitit 2022.