Përfundimi i “Sunny Hill“, Dua Lipa: Faleminderit që erdhët për t’u bashkuar, jemi shumë mirënjohës
AA
Përfundimi i “Sunny Hill“, Dua Lipa: Faleminderit që erdhët për t’u bashkuar, jemi shumë mirënjohës
Nga 25 korriku e deri më 28 korrik, më Prishtinë u mbajt festivali “Sunny Hill“.
Në këtë organizim, performuan shumë artistë të njohur ndërkombëtar, në mesin e tyre edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, e pati edhe këngëtarë të shumtë të estradës si Dafina Zeqiri, Yll Limani e shumë të tjerë.
Festivali solli argëtim për mijëra e mijëra pjesëmarrës, duke u bërë epiqendra e rajonit për disa ditë rresht.
Sponsor medial në këtë organizim madhështor ishte Klan Kosova.
Derisa sponsorë të tjerë nga Devolli Corporation ishin Prince Caffe, Comodita dhe Artmotion.
Me rastin e përfundimit të këtij eventi, njëra nga themelueset, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, i ka falënderuar përzemërsisht pjesëmarrësit.
“Nuk mund të shpreh sa duhet gëzimin e pastër, që është të dëshmosh, që ky festival të bëhet ai që është bërë gjatë pesë viteve të fundit. Duke e parë atë të rritet dhe të bëhet diçka më shumë nga sa mund të kishim ëndërruar ndonjëherë”, tha Lipa.
“Ju dua shumë“, e përmbylli shkrimin ajo.
Rikonstuimi i Qeverisë për të ndryshuar prioritetet
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se të martën do të dihen emrat e ministrave të ri. Gjatë një prononcimi televiziv, kryeministri
Logos-A boton librin “Nga Urtësia Hyjnore te mendimi
Logos-A nxori nga botimi librin me titull: “Nga Urtësia Hyjnore te mendimi kombëtar – Filozofia islame dhe thelbi i qytetërimit
Ambasadës greke i dorëzohet letra për rikthimin e
Letra që rikthen në vëmendje çështjen çame dhe kërkesat e komunitetit iu dorëzua sot Ambasadës së Greqisë në Shkup, nga