
Përfundoi ekzaminimi: Naim Murseli nuk ka çrregullim apo sëmundje mendore
July 11, 2025
AA
Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar ekzaminimin psikiatrik të të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli.
Në raport thuhet se tek i ekzaminuari Naim Murseli nuk është konstatuar ndonjë çrregullim mendor apo ”sëmundje mendore e karakterit të përkohshëm apo përhershëm”.
Për portalin rtv21.tv lajmin e ka konfirmuar drejtori i Institutit i Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri./21Media