AA
Në 5 bashki të vendit, Vlorë, Tepelenë, Berat, Mat e Cërrik u votua të dielën për kryebashkiakun e ri, ku në garë ishin 13 kandidatë nga Partia Socialiste dhe opozita.
Në Tepelenë për herë të parë u aplikua numërimi me Inteligjencë Artificiale.
Numërimi ka përfunduar në Tepelenë, Berat, Vlorë e Cërrik ku fituese rezulton Partia Socialiste, shkruan abcnewsal, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa numërimi vijon ende Mat. Nga numërimi i deritanishëm kryesojnë kandidatët e Partisë Socialiste.
Rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme
Bashkia Tepelenë
Gramos Sadik Sako Partia Socialiste; 3261 vota
Gabriel Guma kandidat i propozuar; 928 vota
Bashkia Berat
Ervi Ceca Partia Socialiste ; 13050 vota
Pavlo Shkarpa Kandidat i propozuar ; 2607 vota
Bashkia Vlorë
Brunilda Mersini Partia Socialiste ; 15672 vota
Dionis Sota Kandidat i propozuar ; 2333 vota
Gjergji Nika Kandidat i propozuar ;1975 vota
Bashkia Cërrik
Eligert Hima Lëvizja Shqipëria Bëhet ; 1275 vota
Amarildo Hoxha Kandidat i propozuar ; 1888 vota
Florenc Doka Partia Socialiste; 6201 vota
Ndërsa vijon ende numërimi në Mat. Nga rezultatet, kandidati i Partisë Socialiste Altin Bojni kryeson.
Bashkia Mat (vijon ende numërimi)
Altin Bojni Partia Socialiste ; 7302 vota
Eduart Brahilika kandidati i propozuar; 3116 vota
Suzana Pasha kandidat i propozuar ; 547 vota
Kostoja e këtyre zgjedhjeve nga KQZ është përllogaritur në 1.6 milionë euro. Të pestë këto bashki herën e fundit janë fituar nga PS, kurse mandati i fituar nga kryebashkiakët e rinj më 9 nëntor do të jetë më pak se 2 vjeçar, deri në zgjedhjet e ardhshme në pranverën e 2027.
Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara njoftoi se SHBA dhe RMV kanë arritur Marrëveshje korrnizë për tregti reciproke, të
Edhe një dorëheqje nga Komisioni Shtetëror për Antikorrupsion. Cveta Ristovska ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i anëtares së
Denoncimi i TV Shenja për semaforin dekor të vendosur 5 vite më parë në bulevardin “Hristian Todorovski Karposh” ka alarmuar