Perinski: Po fillojmë një proces të ri strategjik për forcimin e bashkëpunimit ndërkomunal
Në organizim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe preogramit SIGMA, u mbajt një punëtori praktike me temën “Nga politika te praktika: Forcimi i bashkëpunimit ndërkomunal në vetëqeverisjen lokale”, ku morën pjesë përfaqësues të komunave, institucioneve, si dhe ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë.
Në hapjen e punëtorisë, sipas njoftimit të Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale, mbajtën fjalimeministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Igor Janushev, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, drejtoresha e BNJVL-së, Dushica Perishiq, si dhe Bagrat Tunjan, menaxher shtetëror për Republikën e Maqedonisë së Veriut, udhëheqës i ekipit për planifikim strategjik dhe zhvillim politikash, OECD/SIGMA.
“Bashkëpunimi ndërkomunal është mjeti kyç për forcimin e kapaciteteve të vetëqeverisjeve lokale, veçanërisht në drejtim të ofrimit më efikas të shërbimeve publike dhe zgjidhjes së sfidave të përbashkëta midis komunave”, theksoi Perinski në fjalimin e tij.
Punëtoria është organizuar për të ofruar një platformë për diskutim të përbashkët mes përfaqësuesve të vetëqeverisjes lokale, ekspertëve nacionalë dhe ndërkombëtarë, për metodat e forcimit të bashkëpunimit ndërkomunal, me qëllim mbledhjen e opinionëve dhe propozimeve nga perspektiva të ndryshme dhe dhënien e kontributit për politikat e ardhshme reformuese në këtë fushë.
“Nëse duam që komunat të shfrytëzojnë plotësisht fondet evropiane – si ato para-anëtarësimit, ashtu edhe fondet strukturore të ardhshme – duhet të forcojmë kapacitetet administrative dhe mekanizmat e bashkëpunimit në nivel lokal. Bashkimi Evropian nuk financon fragmentimin. Ajo financon gatishmërinë, koordinimin dhe qëndrueshmërin”, theksoi ministri Sali.