Përmbytjet, edhe Kosova në katastrofë si Shqipëria
Pos Shqipërisë edhe Kosova po kalon ditë të vështira nga përmbytje gati të papara deri më tani. Janë dhjetëra që njerëz kanë braktisur shtëpitë e tyre për të dytën ditë me radhë për shkak të përmbytjeve në dhjetëra komuna. Në një video shihen shërbimet e emergjencës duke larguar qytetarët nga shtëpitë e përmbytura.
Zona të Fushë-Kosovës, Drenasit, Malishevës, Rahovecit, Klinës, Mitrovicës, Vushtrrisë, Skenderajt, Gjakovës, Suharekës dhe Junikut janë më të goditurat.
Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave njoftoi se pati përmbytje në oborre, bodrume dhe disa rrugë, pasi disa lumenj dolën nga shtrati. Për pasojë, Malisheva dhe Juniku shpallën gjendje të jashtëzakonshme. Përveç kësaj, fillimi i shkollave është shtyrë për më 12 janar për shkak të situatës së rënduar. /tesheshi.com/