Përmendën padinë ndaj Drin Ahmetit, Bexheti porosi VMRO-së: Nuk na frikësoni (Video)
Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti nga foltorja e kuvendit tha se asnjë kryeministër nuk ka patur përfundim të mirë kur ka marrë rolin e prokurorit.
Ai tha se ata nuk i shqetësojnë aspak tendencat e ngritjes së procedurave për familjarët, ashtu siç kishin përmendur nga VMRO për Drin Ahmetin.
“As nuk ju quajmë për trimëri e as nuk e marrim për dobësi dhe frikë. Gjithkush para ligjit do të përgjigjet njësojë siç thotë ligji. Çështjet tendencioze, dhe me dashamirësinë më të madhe kryeministri që udhëheq një qeveri palegjitimitet etnik i them, se gjithë kryeministrat paraprak po edhe ju si deputet i kësaj shumice parlamentare që e keni fituar legjitimitetin tek popullata maqedonase që merr rolin e kryeministrit nuk shkojnë punët mirë. Mos mendoni që na shqetësoni dhe mos tentoni të shiteni trima të madhej”, tha Blerim Bexheti.