Përmes “Termini Im”, personat pa dokumente përfitojnë kartelë elektronike shëndetësore
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, njoftoi se në sistemin “Termini Im” është aktivizuar një modul i ri për regjistrimin e shërbimeve shëndetësore për personat pa dokumente personale.
Ky modul është pjesë e një protokolli të përbashkët mes Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Misionit të OSBE-së në Shkup, me qëllim lehtësimin e procedurave për personat pa shtetësi.
Përmes këtij sistemi, këta persona mund të regjistrohen me një numër unik identifikimi dhe të kenë dosje elektronike shëndetësore. Në këtë mënyrë, regjistrohen të gjitha shërbimet dhe kontrollet që ata marrin.
Sipas Aliut, kjo do të ndihmojë që personat pa shtetësi të kenë qasje më të lehtë dhe më të rregullt në kujdesin shëndetësor.