
Përvjetori i Bazellit, vendoset në shitje fanella e Xherdan Shaqirit
Xherdan Shaqiri u shpall “lojtari i sezonit” te skuadra e Baselit nga tifozët me 66 për qind të votave. Kështu, skuadra zvicrane ka vendosur t’i gëzoj mbështetësit e klubit duke dhuruar fanellën historike të përvejtorit të 131-të me emër të Xherdan Shaqirit.
24 fanella janë vendosur në shitje, kurse një prej tyre mund ta fitoni duke komentuar në faqen zyrtare të klubit nga Zvicra.
24 persona do të aplikojnë dhe përmes imejlit do të njoftohen nëse mund të bëjnë hapin final të pagesës për fanellën e lojtarit nga Zhegra e Gjilanit. Shaqiri gjatë këtij sezoni shënoi 18 gola dhe bëri 21 asiste në 34 ndeshje./Indeksonline/