
“Pesë raste penale” – Prokuroria deklarohet për të kaluarën kriminale të Mefail Shkodrës dhe dy djemve të tij
Prokuroria Themelore në Gjilan ka dhënë sqarime për të kaluarën penale të të dyshuarit Mefail Shkodra, pas raportimeve në media lidhur me rastet e tij, shkruan Insajderi.
Sipas njoftimit zyrtar, nga viti 2000 deri më sot, Policia e Kosovës ka paraqitur gjithsej pesë raste penale ndaj Shkodrës.
Në katër prej këtyre rasteve janë ngritur aktakuza sipas lëndëve PP.II.300/2005, PP.II.394/2011, PP.II.1091/2014 dhe PP.I.154/17. Ndërsa në lëndën PP.II.913/2023, rasti është zgjidhur në procedurë të ndërmjetësimit.
Sa i përket dy të dyshuarve tjerë, Edonis Shkodra dhe Engjëll Shkodra, Prokuroria e Gjilanit bën të ditur se nuk ka asnjë rast të proceduar ndaj tyre.
“Prokuroria Themelore në Gjilan, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe inkurajon të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë dhe policinë për çfarëdo informate që do të ndihmonte në hetimin e suksesshëm dhe vënien e kryesve para drejtësisë”, thuhet në njoftim.