AA
Në territorin e Maqedonisë së Veriut, deri në orën 07:30 janë evidentuar gjithsej 37 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilave pesë janë ende aktive, tre janë nën kontroll, ndërsa 29 janë shuar.
Zjarret aktive janë në komunat:
Vasilevë, Radovish dhe Berovë – në fshatin Niviçinë, malin Golem Goten dhe Malet e Maleshevës, ku digjen pyje me drunj të ulët, bredh, shkurre dhe bimësi e ulët;
Fshati Greshnicë në Komunën e Brodit të Maqedonisë – digjet pyll i përzier dhe bar i thatë;
Ndërmjet fshatrave Lokvicë dhe Krapë – djegie e një pylli të degraduar me dushk, shkurre dhe bimësi të ulët;
Vendndodhja e quajtur Beshishki, afër fshatit Beshishtë (Prilep) – digjet pyll i përzier;
Komuna e Zhelinës – ndërmjet fshatrave Cerovë dhe Grupçin ku është përfshirë nga zjarri një pyll me drunj të ulët. (INA)
Policia e Tetovës ka arrestuar mbrëmë një vajzë, e cila më parë ishte lajmëruar në polici nga e ëma se
Policia ka regjistruar gjithsej 10.411 kundërvajtje në trafik nga maji deri në gusht, gjatë kontrolleve të përforcuara ndaj drejtuesve të
Administrata Hidrometeorologjike njofton se sot moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe periudha të shkurtra me diell, ndërsa