AA
Një 34-vjeçar nga Llopati i Kumanovës ka ndërruar jetë pas një aksidenti me motoçikletë, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë se aksidenti ka ndodhur në autostradën Tabanoc-Kumanovë.
“Sot (20.07.) rreth orës 02:10 në SPB Kumanovë është raportuar se në autostradën Tabanoc-Kumanovë, V.S. (34) nga fshati Llopatë, komuna e Kumanovës, duke drejtuar një motorçikletë “Honda” me targa të Kumanovës, ka dalë jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit, V.S. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes nga plagët e marra, dhe vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë. Pas urdhrit të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dërguar në Mjekësinë Ligjore për autopsi. Hetimi është kryer nga ekipi hetimor i SPB Kumanovë”, thonë nga MPB.
Ndërtimtaria përsëri me rritje dyshifrore, publikoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski në profilin e tij në Fejsbuk, dhe
Temperatura më e ulët në mëngjes në orën 7 është matur në Berovë – 3 gradë dhe në Hanet e
Komunikacioni në rrugët e vendit zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të thata. Të gjitha akset rrugore në vend