Pike beson se ka ndryshuar fati i Çavi Hernandezit te Barcelona
Zherard Pike parashikon që Çavi Hernandez do ta rishikojë vendimi e tij dhe do të mbetet trajner i Barcelonës edhe për sezonin e ardhshëm. Ish-qendërmbrojtësi dhe kapiteni i “blaugranave” theksoi se edhe nëse nuk fiton trofe, por bind me lojën dhe organizimin e skuadrës, drejtuesit e klubit do ta mbajnë Çavin.
“Unë nuk mendoj se vendimi i Çavit është 100% përfundimtar. Besoj se do të qëndrojë”, duke lënë të kuptohet se këtë çështje e ka diskutuar me Çavin.
Këto komente bien ndesh me qëndrimin e ish-lojtarit të Barcelonës, i cili në shumë konferenca të fundit për shtyp ka deklaruar se vendimi i tij për t’u larguar është i prerë.
Çavi përmendi para ndeshjes me Atletikon se është i përfshirë në planifikim, duke shprehur përkushtimin e tij ndaj klubit dhe synimin e tij për të pushuar pas këtij sezoni./Supersport/