AA
Stefano Pioli është trajner i ri i Fiorentinas. Klubi i Serie A e zyrtarizoi 59-vjeçarin të shtunën. Pioli së fundi e drejtoi skuadrën arabe, Al-Nassr, ndërsa më herët ishte në krye të Milanit, Fiorentinas, Interit, Lazios, Bolognas, Palermos e shumë skuadrave të tjera italiane.
Piolo ishte lojtar i Fiorentinas nga viti 1989 e deri në vitin 1995 dhe trajner nga viti 2017 deri në vitin 2019.
Ai ka firmosur për tri vjet me Fiorentinan.
“Jam shumë i lumtur me ardhjen e Stefano Piolit. Nga fjalët e para që kemi shkëmbyer kam parë vlerat humane të tij dhe dëshirën për të luftuar për këtë klub dhe për këtë qytet që i njeh shumë mirë”, ka thënë presidenti i Fiorentinas, Rocco Commisso.
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari sot ka zhvilluar takim me Nicole Varnes, ushtruese e detyrës ambasadore e SHBA-së në vend,
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në emisionin “N’Dritë” në Alsat tha se nëse vjen në pushtet do të garantojë që
Ora verore këtë vit përfundon të dielën, më 25 tetor në orën 3:00 të mëngjesit duke u zhvendosur një orë