Pioli: Tetë skuadra mund të fitojnë Ligën Evropa, edhe ne jemi aty
Milani mposhti Slavia Pragën 3-1 jashtë fushe për t’u kualifikuar në çerekfinale të Ligës Europa. Një rezultat që kënaqi trajnerin e kuqezinjve, Stefano Pioli, i cili në fund të ndeshjes buzëqeshi dhe duartrokiti skuadrën e tij.
“Sigurisht e kemi menaxhuar më mirë epërsinë numerike, por është gjithashtu e vërtetë që e kemi përfituar për ta kontrolluar mirë fushën. 11 kundër 11 ishte e vështirë dhe e komplikuar, por ata do të na kishin lënë hapësira për t’i goditur. Jemi mirë, është një moment pozitiv dhe lojtarë si Leao, Pulishiç e Loftus-Çik kanë cilësinë për të arritur kësi suksesesh. Tani duhet të bëjmë mirë në Verona, pastaj do të rikuperojmë energjitë me ata që nuk do të shkojnë në kombëtare”.
Pioli më pas foli për pjesën tjetër të kompeticionit.
“Kemi kaluar dy raunde, që nuk ishin të lehta. Tani kanë mbetur tetë skuadra që mund të fitojnë Ligën Europa edhe ne jemi gjithashtu atje.
Mbi Mainjanin, i cili doli nga fusha në minutën e 21-të për shkak të lëndimit, pioli konfirmoi lëndimin e lehtë.
“Nuk duhet të jetë asgjë serioze, Majk ishte i pafat. Me të ‘humbëm’ një zëvendësim, por ndeshja shkoi mirë”.