
Plaçkitet shtëpia e Edon Zhegrovës në Francë
Shtëpia e Edon Zhegrovës është plaçkitur në natën e vitit të ri, ka njoftuar sajti francez “bfmtv” të martën.
Sipas këtij mediumi, nga shtëpia e futbollistit kosovar të Lille, janë vjedhur veshje luksoze dhe gjëra të ndryshme me vlerë.
Mediumi ka cituar zyrtarë policorë. Policia ishte thirrur për thyerjen e shtëpisë së një lojtari të Lille.
“Në vendngjarje, zyrtarët policorë zbuluan se dera e përparme ishte hapur me dhunë dhe dhoma të shumta të shtëpisë ishin kontrolluar”.
Sipas raportimeve, Zhegrova ishte jashtë Francës kur ndodhi vjedhja.
The post Plaçkitet shtëpia e Edon Zhegrovës në Francë appeared first on Alsat.