Plasin grushtet në “After Party-n” e BBVK2, dyshohet se është rrahur Blero
AA
Mbrëmë u shënua finalja e madhe e spektaklit më të ndjekur në vend “Big Brother VIP Kosova 2”. Me t’u pozicionuar 4 finalistët në vendet e tyre sipas votave të publikut, duke e renditur Lumbardhin si fitues të çmimit të madh prej 144 mijë eurove, finales iu pasua edhe një “After Party”, siç e do zakoni i këtij formati.
Por, siç bëjnë të ditur sinjalizuesit e Sinjalit, jo gjithçka shkoi mirë në ndejën e organizuar për pjesëmarrësit e këtij edicioni të dytë, të cilët me vete duket se kishin edhe personat e zemrës.
Bëhet fjalë për Bleron, i cili dyshohet se u konfrontua fizikisht me sigurimin e KlanKosovës.
Sipas burimeve të Sinjalit, përleshja dyshohet se ndodhi pasi pjesëtarët e sigurimit kanë kërcënuar të dashurën e Bleros, me ç’rast ky i fundit ka ndërhyrë.
Pas ndërhyrjes së Bleros, dyshohet se sigurimi ka sulmuar edhe fizikisht këtë të fundit.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të detajeve për të cilat do t’iu mbajmë të informuar.
Muamet Hoxha: Për ndotjen e ujit në Gostivar
Rasti i ndotjes së rrjetit të ujësjellësit në Gostivar është incident i rëndë që rrezikoi drejtpërdrejt shëndetin e mijëra qytetarëve.
Millanov: Ndalimi për përdorimin e ujit në Gostivar
Ndalimi për përdorimin e ujit nga ujësjellësi i Gostivarit për pije dhe përgatitje ushqimi mbetet në fuqi derisa analizat laboratorike
MPB demanton: Askush nuk e ka përndjekur makinën
Ministria e Punëve të Brendshme i hedh poshtë të pavërtetat dhe spekulimet e publikuara në një pjesë të mediave lidhur