
Po kryente marrëdhënie seksuale me 47-vjeçarin që humbi jetën/ Merret vendimi për gruan që ishte në makinë
Gjykata e Korçës ka lënë në burg Vaide Shulin 37-vjeçaren nga Librazhdi e dyshuar për veprën penale prostitucioni.
Vetëm 3 ditë më parë u gjet në një mjet i pajetë shtetasi Çelnik Malçellari i cili sipas policisë ka qenë në mjet me 37-vjeçaren duke kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.
47-vjeçari pas këqyrjes dhe të dhënave nga ekspertiza mjekoligjore rezulton se ka humbur jetën si pasojë e hipertensionit.