
Polici dhe vëllai i tij përfshihen në një rrahje në Prizren, policia jep detaje
Një zyrtar policor dhe vëllai i tij janë përfshirë në një rrahje me një person tjetër pasditen e së enjtes në Prizren.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku tha se deri te dhuna tre të dyshuarit erdhën si shkak i një mosmarrëveshje verbale.
“Sot rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën për një rast rrahje. Patrulla e policisë ka dalë në vendin e ngjarjes në rrugën “5 Maji” në Prizren, aty ka takuar të dyshuarit e rastit E.B. nga njëra anë dhe nga ana tjetër vëllezërit B.Sh. dhe F.Sh, ky i fundit zyrtar policor. Të tre të dyshuarit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar njëri-tjetrin”, njoftoi Bytyqi.
Lidhur me rastin janë njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK). /Insajderi.org/