Policia arrestoi një 18 vjeçar të dyshuar për raportime të rreme për vendosjen e bombave në Tetovë
Ai dyshohet se ka dërguar vazhdimisht mesazhe elektronike në disa institucione arsimore në Tetovë se ishin vendosur pajisje shpërthyese. Pas marrjes së masave dhe kontrolleve, u përcaktua se të gjitha raportimet për vendosjen e bombave ishin të rreme.
Sot, me urdhër gjykate, u kryebastisje në shtëpinë e tij në fshat, gjatë të cilit u sekuestruan disa pajisje elektronike. Personi u dërgua në stacionin policor dhe pas një sqarimi dhe dokumentimi të plotë të rasteve, në koordinim me prokurorin publik, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse.