Policia arreston në stërvitje sulmuesin e skuadrës italiane?!
Policia italiane është paraqitur gjatë stërvitjes së skuadrës, në prag të ndeshjes së Peskaras ndaj Rekanatese, dhe i ka vënë prangat futbollistit Luka Sasanelli. Krimi për të cilin akuzohet është ai, është për dhunë në familje, me sulmuesin aktualisht në arrest shtëpie.
Klubi i Abruzzos ka lëshuar një njoftim për shtyp, në të cilin shpjegon qëndrimin e vet pas arrestimit të Sasanelli.
“Peskara 1936 Spa, pasi ka marrë parasysh atë që ka dalë në lidhje me lojtarin e vet, Luka Sasanelli, do të presë faktet mbi jetën e tij private, do të mësojë rezultatet dhe gjetjet e gjyqtarit hetues, në vijim të të cilave do të vlerësojë hapat e mëpasshëm proceduralë”.