Policia negocion me një person që tenton të kryer vetëvrasje në Gjilan
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka marë informacion se një person rreth moshës 40-vjeçare është duke tentuat të bëjë vetvrasje në digën e liqenit të Livoçit në Gjilan.
Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ku njoftoi se me pranimin e informatës janë angazhuar të gjitha njësitet relevante.
“Ju njoftojmë se më datën 19.01.2024, rreth orës 19:40, kemi pranuar një informatë se te penda e fshatit Livoq i epërme është një person Mashkull/Kosovar/Shqiptarë, rreth moshës 40 vjeç duke tentuar të lëndoj veten i cili ka hyp në murin e pendës dhe është duke qëndruar aty. Me pranimin e informatës, janë angazhuar të gjitha njësitet relevante, njësiti zjarrfikësve, ndihma e shpejtë, prokuroi dhe psikolog nga spitali regjional. Deri në këto momente të gjitha këto njësite janë të angazhuar në vendin e ngjarjes duke provuar që të bindin personin që të largohet nga muri i pendës”, ka thënë Hashani për Indeksonline.
Ndërsa, para pak minutash mediat lokale kanë raportuar se Policia e Kosovës po vazhdon të negociojë me personin që është duke qëndruar në digën e Liqenit të Livoçit./Indeksonline/