
Politika, për t’u pritur në shtëpitë e njerëzve duhet të kesh lënë fytyrë
Në një kohë kur afërsia e politikanëve me qytetarët shpesh shihet si nocion i harruar, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, po e rikthen politikën te njerëzit, nëpër shtëpitë dhe familjet e tyre, shkruan Flaka
Në kuadër të fushatës së tij, Osmani zhvilloi një takim të ngrohtë me familjen e Agës Nehat në Çair. “Një mikëpritje e jashtëzakonshme në familjen e Agës Nehat! Mesazhi i qytetarëve është i qartë: Çairi ka nevojë për udhëheqësi ndryshe, me mendësi ndryshe. Çairi ka nevojë për punë dhe për njerëz punëtorë, që e ndjejnë përgjegjësinë ndaj qytetarëve”, u shpreh Osmani pas vizitës.
Fushata derë më derë dhe vizitat nëpër familje janë bërë kryefjala e angazhimit të Osmanit në këtë garë, duke krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë me banorët e komunës. Sipas tij, ky model politik është mënyra e vetme për të dëgjuar hallet, idetë dhe pritshmëritë e qytetarëve, përtej sloganeve dhe premtimeve boshe.
Osmani vlerësoi se kjo afërsi dhe komunikim i hapur me qytetarët e dallon fushatën e tij jo vetëm në Çair, por edhe nga kandidatët në komunat e tjera.