Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër – bëhet virale historia
Një burrë amerikan mbeti i hutuar pasi mori një fotografi të një vegle pune që kishte porositur nga AliExpress, në vend të mjetit aktual, sipas një raporti në New York Post.
Sylvester Franklin, 68 vjeç, një banor i Gjeorgjisë, porositi pajisjen nga dyqani online me qendër në Kinë.
Disa javë më vonë në dhjetor, kur pranoi porosinë, Franklin zbuloi se kompania i kishte dërguar një foto të printuar të artikullit, e kishte palosur dhe e kishte vendosur brenda paketës.
“Pagova rreth 40 dollarë – gjithçka që më dhanë ishte një foto të veglës. U mërzia shumë. Kontaktova me ta për rimbursim menjëherë”, tha amerikani.
I frustruar nga mashtrimi, Franklin u përpoq të kontaktonte me dyqanin, por raportohet se deri më tani ai nuk ka marrë asnjë rimbursim.
Ndërsa historia u bë virale, përdoruesit e rrjeteve sociale ndanë histori të ngjashme, ndërsa të tjerët talleshin me Franlklin për porositjen e artikujve nga ajo faqe. /Telegrafi/