![Portieri francez provokon tifozët e Baselit, reagon menjëherë Taulant Xhaka](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2024/05/Taulant-Xhaka-reagon-shpejt-ndaj-portierit-francez-812x560.jpg)
Portieri francez provokon tifozët e Baselit, reagon menjëherë Taulant Xhaka
Pas fishkëllimës së fundit të pjesës së parë në duelin me Bazelit dhe Lozanos, mesfushori kosovar Taulant Xhaka e ka ndjekur me shpejtësi portierin kundërshtar Xheremi Vaçou, i cili gjatë hyrjes për në tunelin e stadiumit St. Jakob-Park, provokoi tifozët e Baselit duke duartrokitur, veprim që nuk i pëlqeu Xhakës, i cili ishte i pari që me shpejtësi nga mesi i fushës shkoi në drejtim të portierit francez.
Pas Xhakës në tunel u futën edhe lojtarët e të dyja ekipeve.Tifozët e Baselit më pas thirrën në kor emrin e Taulant Xhakës.
Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e gjashtë shtesë të pjesës së parë. Ai u zëvendësua në minutën e 58-të, teksa ekipi i tij triumfoi me rezultatin 2-0, goli i parë u shënua nga sulmuesi me origjinë shqiptare, Albian Ajeti.