Portieri i Ukrainës: Shkojmë në Shqipëri për fitore
Anatoli Trubin foli pas ndeshjes që Ukraina barazoi 1 me 1 përballë Gjeorgjisë. Portieri ukrainas tregoi fokusin për ndeshjen e radhës, atë në Shqipëri. Aktualisht Ukraina ndodhet në vendin e fundit dhe vetëm fitorja i bën punë në Shqipëri, për të mos rënë në Ligën C. Portieri Trubin deklaroi se nuk e shohin renditjen, por do të udhëtojnë në Shqipëri me fitoren si objektiv të vetëm.
“Fatkeqësisht duhet të luanim më shumë pa top. Përfaqësuesja e Gjeorgjisë nuk kishte shumë momente të rrezikshme, por nuk mund të gjenim veten në sulm. Kundërshtari u ndihmua nga mbështetja në tribuna. E dinim që do të kishin këtë mbështetje, por ishim gati për të. Nuk besoj se ishte faktor deciziv.
Perspektiva jonë?
Po shikojmë renditjen, shkojmë në Shqipëri për fitore”, u shpreh gardiani 23-vjeçar.