
Prefekti i ri i Vlorës, Vangjel Tavo: Do jem në shërbim të njerëzve të thjeshtë
Vangjel Tavo, Prefekti i ri në qarkun e Vlorës ka reaguar për herë të parë pasi mori detyrën disa ditë më parë, pas lirimit nga detyra të Flamur Mamajt.
Vetëm tre ditë më parë, Kreu i qeverisë Edi Rama në vizitën e tij në Vlorë prezantoi Tavon me strukturat e PS si Prefektin e Ri në qarkun e Vlorës.
Sot Vangjel Tavo përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook krah një pjese nga një intervistë që ka dhënë, shprehet se ndihet i nderuar që do shërbejë në detyrën e Prefektit të qarkut të Vlorës.
“Të jesh prefekt në Vlorë, në vendin ku është shpallur Pavarësia e Shqipërisë është përgjegjësi. Padyshim është nder që do tu shërbesh njerëzve të qarku Vlorë. Një qark me tradita dhe histori të lavdishme.
Unë punën time, në karrierën time politike shumë vjeçare në çdo detyre që më është besuar, jam udhëhequr gjithmonë nga dy parime: nga parimi i bashkëpunimit dhe paraimi i shërbimit.
Bashkëpunim me të gjitha strukturat, me të gjitha institucionet të qarkut në emër të zhvillimit dhe shërbim ndaj njerëzve të thjeshtë, padallim” – ka thënë Tavo.