Prej sot në Maqedoninë e Veriut filloi sistemi i ri për pagesa me te sigurta onlajn
Bankat e Maqedonisë së Veriut prej sot do të fillojnë zbatimin e sistemit të ri për pagesa onlajn. Përmes këtij sistemi, pritet rritja e sigurisë për kompanitë dhe qytetarët.
“”Hyn në fuqi detyrimi ligjor për bankat për kryerjen e autentifikimin të përforcuar të klientëve kur kryejnë pagesa onlajn me kartela pagesore. Autentifikimi i përforcuar synon të sigurojë mbrojtjen e fondeve të qytetarëve dhe kompanive në banka përmes kontrolleve shtesë të sigurisë së identitetit të personit kur kryen pagesa pa prani fizike”, raportoi Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut.
Banka sqaroi që autentifikimi paraqet një hap shtesë në kryerjen e pagesës, ashtu që aplikacioni i bankës do të mundësoj që qytetari krejt në fund të (mos)miratojë transaksionin, përmes PIN-it, gishtit ose fytyrës.
“Sulmet digjitale dhe përpjekjet për të keqpërdorur të dhënat e kartave po bëhen më të zakonshme, prandaj po futet verifikimi shtesë i identitetit të personit që kryen pagesën”, vlerësoi Banka, duke shtuar se me zbatimin e autentifiimit të përforcuar, përfundoi edhe procesi i harmonizimit me rregulloret për pagesa onlajn në BE.