
Presidenti i Getafes: Ishim pranë firmës me Pep Guardiolën dhe Lionel Mesin
Anhel Torres, president i Getafe, zbuloi në programin “El Partidazo” të radios “Cope”, se klubi i tij ishte shumë afër nënshkrimit me trajnerin Pep Guardiola dhe Lionel Mesin.
“Ne ishim në Evropë, unë shkova në short dhe Txiki (drejtori sportiv i Barcelonës) ishte atje dhe më tha se po mendonin që Laudrup të ishte trajneri i Barçës dhe unë thashë se do të flisja me Guardiolën. Dhe ai mu përgjigj pozitivish duke më thënë: Fol me të dhe vëllanë e tij.
U takuam një mëngjes në sallën e VIP-ave të aeroportit, por në fund të sezonit gjithçka ndryshoi, Rajkaardi u shkarkua dhe në vend të Laudrupit u zgjodh Guardiola. Ai ka qenë i gatshëm të vijë, mund ta konfirmojë”, tha drejtori.
Për sulmuesin argjentinas, kishte një storje tjetër.
“Isha me Laportën dhe drejtorin sportiv Zubizareta dhe ata thanë se Rajkaard do t’i jepte minuta. Por ne ishim afër transferimit të Lionel Mesit. Me mua ishte drejtori sportiv Alfredo Duro. Ishte 18 gusht. Unë kam të paktën 10 fanella të Messit, ai më dërgonte një në vit, sepse e dinte se ishte idhulli im”.