AA
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm në Washington D.C. me Zëvendës Sekretarin e Shtetit, Christopher Landau, ku u diskutua për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe avancimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve.
Në një postim në rrjetet sociale, Presidentja Osmani ka falënderuar për mikpritjen e ngrohtë dhe bisedën e hapur, duke theksuar se Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara në përmbushje të një vizioni të përbashkët për të ardhmen.
“Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar kapituj të rinj të bashkëpunimit strategjik, në përputhje me vizionin e fortë të Presidentit Trump,” theksoi Osmani.
Ajo shtoi se synimi i këtij partneriteti është ndërtimi i më shumë sigurisë, më shumë zhvillimi dhe më shumë mundësi për qytetarët dhe bizneset në të dyja vendet.
Takimi me zyrtarët amerikanë vjen në kohën kur Kosova synon të rrisë rolin e saj në arenën ndërkombëtare, përmes partneriteteve të forta dhe orientimit euroatlantik. (INA)
Pas reagimit të Kuvendit Studentor në Universiteti “Nënë Tereza” lidhur me kërkesën për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën
Kryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Safi Arpaguş, në një program iftari të mbajtur në Maqedoninë e Veriut
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, dënoi lëshimin e raketave iraniane drejt Turqisë, duke e